Kurti e Nagavci bëjnë thirrje të fillojë mësimi në shkolla

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, Arbërie Nagavci kanë bërë thirrje që të nisë mësimi në shkolla.
“Kemi nevojë për më shumë mësim, shkolla, për më shumë mësimdhënësie e mësimnxënie. Nga situata aktuale duhet të dilet vetëm duke nisur mësimi për nxënësit, duke shkuar në shkolla mësimdhënësit e po ashtu nxënësit. Meqenëse nuk zhvillohet vendi pa arsim, ekonomia nuk zhvillohet pa mësim e edukim. Kemi ndëmarrë si asnjë Qeveri më herët, masa të ndryshme për përmirësimin e pozitës sociale të gjithë qytetarëve, përfshirë mësimdhënësit”, ka thënë Kurti.
Ministrja Nagavci ka thënë po ashtu se mësimi duhet të fillojë.
Kurti e Nagavci në Podujevë kanë inauguruar gurëthemelin e shkollës së re “Ilir Kunushevci” në këtë fshat./21Media

Back to top button