Kaloni te përmbajtja kryesore

Prizren, një burrë dyshohet se është vetëvrarë

Një burrë dyshohet se është vetëvrarë në Prizren.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fillimisht rasti ishte raportuar si plagosje.
Me të arritur në vendngjarje, Policia ka kontaktuar me dëshmitarin(babain e viktimës) i cili ka deklaruar se viktima ka kryer vetëvrasje.
Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërkaq në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri AK47.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button