Kurti e Nagavci mbajnë konferencë për media

Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti sot do të mbajë konferencë për media bashkë me Ministren e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavcin.
Sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrit, konferenca do të mbahet në orën 13:00, në ndërtesën e Qeverisë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim duke mos bërë të ditur detaje të tjera.
Të dielën, më 12 shtator, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër pandemisë së koronavirusit, ku mësimi në nivelin parauniversitar, përfshirë edhe nivelin parashkollor dhe puna e qëndrimeve ditore është pezulluar deri më 26 shtator./21Media

Back to top button