Kurti e pret në takim Komandantin e KFOR’it, flasin për heqjen e barrikadave

Bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes dhe sigurisë, u diskutuan në takimin mes Kryeministrit të Kosovës dhe Komandantit e KFOR-it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia
Siç bëhet e ditur në në komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit u fol edhe për largimin e 16 barrikadave. Pjesë e këtij takimi ishin edhe Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,
“Në veçanti u trajtua largimi i suksesshëm i të 16 barrikadave të cilat po shkelnin rendin e ligjin dhe lirinë e lëvizjes për qytetarët në katër komunat në veri të Ibrit. “, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se Kryeministri Kurti dhe Gjenerali Ristuccia u pajtuan për vazhdimin e komunikimit të shpeshtë dhe bashkëpunimit të rregullt në shërbim të ruajtjes së sigurisë, paqes dhe rendit publik në mbarë territorin e Republikës së Kosovës dhe lirisë së lëvizjes, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim. E , në përmbyllje të këtij takimi, u shkëmbyen urimet për vitin e ri 2023./21Media

Back to top button