Kurti e quan hap të madh para ndyshimit thelbësor miratimin e dy projektligjeve

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten kanë miratuar në lexim të dytë dy projektligjet, atë për Pagat në Sektorin Publik si dhe Projektligjin për Zyrtarët Publikë.
E për këtë përmes një postimi në rrjetet sociale Kyreministri i Kosovës, ALbin Kurti falëndëroi
Ai tha se përmes Ligjit për Zyrtarët Publikë, do të ngirtet profesionalizmi i administratës publike, si dhe kapacitetet e saj për të dhënë shërbime të shpejta e cilësore, për shtetin e qytetarët.
“Me Ligjin për Zyrtarët Publik kemi krijuar, ndër të tjera, të gjithë mekanizmat e duhur për: – Rekrutime të hapura për të gjithë nga jashtë dhe brenda administratës publike;Rigjenerim dhe përforcim të kapaciteteve njerëzore (mërgata, praktika për të rinjtë e rejat); Hapja e sistemit për përfshirjen e grave dhe vajzave në pozitat drejtuese; Përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në çdo kategori; Mundësi të barabarta për punësimin e personave me aftësi të kufizuara; Jetësim i konceptit të karrierës (mundësi ngritje në karrierë për shërbyesit civil duke përfshirë edhe ata nga programet e bursave si Young Cells Scheme);Mundësi reale për ngritje në karrierë përmes mekanizmit të mandateve me kohë të caktuar në nivelet menaxheriale; Matje e drejtë e performancës dhe cilësisë.”, shkroi Kurti në Facebook.
Kurse oër Ligjin për Paga në Sektorin Publik tha se themelon për herë të parë sistemin e unifikuar të pagave bazuar në ligjshmëri dhe transparencë, drejtësi e barazi.
“Përmes këtij Ligji, dallimin mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët e kemi nivelizuar nga 20 herë, në vetëm 4.78 herë. Me Ligjin e Pagave të votuar sot nga Kuvendi i Republikës: Dallimi në mes të koeficientit më të lartë që është Presidentja, Komandantja supreme, dhe ushtarit të FSK-së është vetëm 3.21 herë, e dallimi në mes të pagës së Kryeministrit dhe ushtarit të thjeshtë është vetëm 2.93 herë. Dallimi në mes të Ministrit dhe policit të lartë është vetëm 2.77 herë, ndërsa dallimi mes Kryeministrit dhe policit është 2.88 herë.Dallimi në mes të pagës së kreut të shtetit, Presidentes, dhe mjekut specialist është vetëm 1.5 herë. Mjeku specialisti në institucionet shëndetësore është në të njëjtin raport me sistemin e drejtësisë në Gjykatën dhe prokurorinë themelore dhe të përafërt me Profesorin e rregullt.Shkallëzimi i drejtë i raportit të koeficienteve është bërë duke zbatuar parimin që paga më e lartë të jetë jo më shumë se pesë (5) herë më e lartë sesa paga më e ultë, dhe jo më shumë se tre (3) herë më e lartë sesa paga mesatare e përllogaritur sipas Ligjit të Pagave.”, shkroi Kurti./21Media

Back to top button