Kuvendi dështon të miratojë strategjinë për energjinë 2022-2031

Në mungesë të kuorumit në vendimmarrje, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë strategjinë për energjinë për periudhën 2022-2031.
Vetëm 58 deputetë votuan për, përkundër që prezentë në sallë ishin 73 deputetë.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bëri të ditur se nesër në orën 11:00 do të mbahet seanca e re plenare, ku mes tjerash do të hidhet në votim edhe strategjia për energjinë e cila është e hartuar nga Qeveria e Kosovës.
Gjatë shqyrtimit të strategjisë në Kuvend, partitë opozitare e kritikuan atë duke quajtur të mangët.

Back to top button