Kurti: Edhe java e tretë pa aktakuzë ndaj Radoiçiqit do të duhej të problematizohej, lëre më java e 30-të

Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtur mbledhjen e radhës së Këshillit të Përgjithshëm të saj.

Aty foli kryetari i LVV-së njëherësh kryeministri Albin Kurti, i cili renditi sukseset e qeverisjes së tij.

Ai tha se as pas 30 javësh prej sulmit terrorist në Banjskë nuk ka aktakuzë ndaj organizatorit Milan Radoiçiq.

“Sot po hyjmë në javën e 30-të prej sulmit në Banjë nga kryekrimineli Milan Radojiçiç, por ende nuk ka aktakuzë nga Prokuroria e Shtetit për sulmin terrorist që na vrau rreshterin dhe heroin Afrim Banjaku. Sulm për të cilin ai pranoi publikisht pjesëmarrjen dhe autorësinë. Edhe java e tretë po të ishte pa aktakuzë do të duhej të ishte problem se lere më java e 30-të në të cilën hyjmë sot”, tha ai.

Kurti pati edhe kritika për sistemin e drejtësisë në vend.

“Gjysma e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë, vetëm 1/3 është e kënaqur me punën e prokurorëve dhe të gjyqtarëve”, theksoi shefi i qeverisë.

Tutje, para anëtarëve numri një i Lëvizjes Vetëvendosje tha se në veri është ulur ilegaliteti dhe është shtuar ligjshmëria e siguria.

Back to top button