Kurti: Elbert Krasniqi i ka ftuar në takim ekipin menaxhues, por ata nuk janë përgjigjur

Deklaratën që e tha sot ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, se ekipi menaxhues për draf-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e ka ftuar, por ata nuk i janë përgjigjur, e ka konfirmuar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka ftuar në takim ekipin menaxhues, por ata nuk janë përgjigjur. Pra, është kjo ministri në kuadër të qeverisë e cila merret për se afërmi me këtë menaxhues për draft-statutin, siç është bërë marrëveshja dikur në Bruksel, e siç është ndryshuar përbërja në qeveri, para se unë të bëhem sërish kryeministër”, ka thënë Kurti ndër tjera./21Media 

Back to top button