Osmani dekoron post mortem me urdhrin “Hasan Prishtina”, Arbën Xhaferin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar post mortem me urdhrin “Hasan Prishtina”, politikanin, filozofin e liderine ndjerë Arbën Xhaferi.

Ceremonia u organizua në Ambasadën e Kosovës në Shkup, ku të pranishëm ishin familjarët e Xhaferit.

“Arbën Xhaferi do të kujtohet e vlerësohet përherë për vetëdijen e lartë intelektuale, artikulimin politik largpamës, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve në Kosovë dhe sidomos në Maqedoninë e Veriut si dhe për afirmimin e orientimit properëndimor të kombit shqiptar në frymën e rilindësve tanë”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca e Kosovës.

Back to top button