Arben Vitia prapë Ministër i Shëndetësisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka emëruar Arben Vitia, Ministër për Shëndetësi.
Këtë e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitia, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim.
Vitia e kishte lënë këtë detyrë, për t’i hyrë garës për kryetar të Prishtinës, të cilën e kishte humbur nga kandidati i LDK-së, tani kryetar i kryeqytetit, Përparim Rama.
Ministria e Shëndetësisë ishte pa ministër që nga 6 tetori kur edhe kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, Rifat Latifi./21Media