Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti emëron Dobrunën dhe Tafarshikun në pozitën e zëvendësministrave

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar sot ish-zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, në pozitën e zëvendësministrit të Financave, Punës dhe Transfereve.

Ndërkohë, në pozitën e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Kurti emëroi Ali Tafarshikun.

Kryeministri i uroi për pozitën e re dhe u dëshiroi suksese në punën dhe angazhimin e ri dy zëvendësministrave. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button