Kurti emëron edhe një zëvendësministre të Punëve të Jashtme dhe Diasporës

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Liza Gashin zëvendësministre të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Gashi ishte zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës edhe në Qeverinë Kurti I.

Kryeministri e ka uruar Gashin për pozitën e re dhe i ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj.

Kujtojmë se në muajin prill, Kreshnik Ahmeti ishte emëruar zëvendësministër i parë i kësaj ministrie./21Media

Back to top button