Kaloni te përmbajtja kryesore

Hoxhaj propozon që zgjedhjet të mbahen më 31 tetor

 

 

Lideri i Partisë Demokartike të Kosovës, Enver Hoxhaj pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin tha se PDK-ja e sheh 31 tetorin si datë të duhur për zgjedhjet lokale.

“Mendojmë se institucionet që merren me organizimin e zgjedhjeve, KQZ-ja e institucionet tjera, duhet të kenë mjaft kohë që procesi të jetë i përgatitur mirë dhe në këtë drejtim kemi kërkuar si datë ku mund të mbahen zgjedhjet lokale, 31 tetorin. Është brenda afatit kushtetutes”, ka thënë Hoxhaj.

Osmani sot pritet të takohet edhe me partitë tjera politike për të diskutuar për temën e njëjtë. /21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button