Kurti-Escobarit: Kosova e përkushtuar për dialogun me Serbinë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku diskutuan për çështje të ndryshme.
“Gjatë një bisede telefonike me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, diskutuam rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe përkushtimin tonë për dialogun parimor me Serbinë që çon në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”, ka shkruar Kurti në Twitter./21Media
During a phone conversation with DAS @StateEUR Gabriel Escobar, we discussed the importance of peace, security and stability in the region, as well as our commitment to principled dialogue with Serbia that leads to a legally-binding agreement. pic.twitter.com/HOSTgxnCrI
— Albin Kurti (@albinkurti) December 3, 2021