Kurti: Është diskutuar mundësia e një takimi të mundshëm me Vuçiqin në javën e dytë të dhjetorit

Kryeministri Albin Kurti, sot deklaroi se është diskutuar mundësia e një takimi të mundshëm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin në javën e dytë të dhjetorit, në Bruksel.
Kurti shtoi se nuk ka informacione se ka kushtëzime nga ndokush, veçse, siç u shpreh ai, vlerësimi se a duhet të mbahet një takim i tillë apo jo i përket Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe emisarit special evropian për dialogun, Miroslav Lajçak./21Media

Back to top button