Aksident në Fushë Kosovë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ku janë lënduar dy persona.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se në aksident janë përfshirë dy vetura.
”Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti./21Media

Back to top button