Kurti fajëson qeveritë e kaluara për krizën energjetike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë dy faktor kryesor për krizën energjetike. Sipas tij, njëri është i jashtëm, ndërsa faktori tjetër është se Kosova për 20 vite është lënë në mëshirë të tregtarëve të energjisë.
“Politikbërësit në pozicione vendimmarrëse prioritet i kanë dhënë prodhuesve të tjerë në shtete të rajonit. Edhe pse në KEK nga paslufta janë investuar mbi një miliard euro gjendja është njësoj, sikur kemi dalë paslufte”, ka thënë ndër tjera Kurti.
Kurti tutje ka shtuar se të hënën zyra e ZRRE ka publikuar raportin konsultativ për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave./21Media