​Kurti falënderon deputetët: Buxheti për vitin tjetër, do të jetë më shumë për të gjithë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, e kanë miratuar në parim projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2023. Deputetët i ka falënderuar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti ka thënë se ky projektligj reflekton prioritetet e programit qeverisës, përfitues të së cilit janë qytetarët.

“Më shumë për shëndetësinë me më shumë profesionistë shëndetësorë dhe më shumë buxhet për barna esenciale. Më shumë për bujqësinë. Më shumë për kulturën, rininë dhe sportin dhe më shumë për arsimin. Më shumë për zhvillimin e hershëm të fëmijëve përmes më shumë çerdheve dhe më shumë edukatorë e staf për çerdhe. Më shumë për fëmijët nëpërmjet shtesave për ta dhe më shumë asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuar. Më shumë për mbrojtjen dhe sigurinë sepse më shumë për ushtrinë dhe policinë. Më shumë inspektorë. Më shumë rezerva shtetërore. Më shumë për ndërmarrjet publike. Më shumë terminale doganore shtetërore. Më shumë për komunat”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ai ka thënë se buxheti për vitin tjetër, do të jetë më shumë për të gjithë./21Media
Back to top button