Kurti: Fitorja e 14 shkurtit duhet të jetë sikur në Llap, pa balotazh

 

Qytetarët e Mitrovicës nuk i pengoi moti me shi për të qenë të pranishëm në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Sheshi i qytetit u mbush me mitrovicas të cilit po e prisnin kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me ushtrueses e detyrës së postit të presidentit, Vjosa Osmani.

E më të arritur, Kurti e Osmani në shesh mbështetësitë e tyre filluan me thirrjet “Albin Kurti”, “Vjosa Osmani” e “127”. Por nuk munguan as thirrjet për kandidatët deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje nga Mitrovica.
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti tha se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit, duhet të jetë sikurse ajo në Llap pa balotazh e me shumicë parlamentare.

Kurti tha se në qeverinë e tij do ndihmojë mitrovicasit më shumë se çdo qeveri tjetër e pas luftës.

“Fitorja e 14 shkurtit duhet të jetë por sikur në Llap pra pa balotazh mbi 61 deputetë në mënyrë që t’i bëjmë reformat e shumëfishta me qeveri stabile e shumicë parlamentare e dal nga shumicë gjithëpopullore qytetarë. Qytetarët e Mitrovicës do i falënderojmë për mbështetjen që na e kanë dhënë vazhdimisht e ne si qeveri kurrë nuk do i harrojmë ata, do t’i ndihmojmë si asnjë qeveri tjetër e pasluftës”, u shpreh Kurti.

Kurse, numri dy në listën e Lëvizjes Vetëvendosje nga Iniciativa “Guxo”, Vjosa Osmani tha se pavarësisht kushteve klimatike nuk ka kush e ndaL vullnetin e qytetarëve për ndryshim.
Osmani vendasve të saj iu premtoi kushte më të mirë dhe perspektiv më të madhe.

Ushtruesja e postit të presidentit tha se edhe kësaj radhe Mitrovica do jetë pishtar i ndryshimeve, ashtu siç ka qenë në të kaluarën.

“Nëpër borë e nëpër shi nuk ka kush e ndal vullnetin për ndryshim dhe Mitrovica sot vetëm po e rikonfirmon këtë siç u konfirmua edhe në takimet e mëhershme që kishim edhe në Cabër, e me sportistë dhe minatorë. Jam e bindur se siç ka qenë ky qytet pishtar i ndryshimeve në të kaluarën, ashtu do jetë edhe kësaj radhe e mbi të gjitha nëpërmjet qeverisjes sonë dhe nëpërmjet listës sonë të përbashkët do arrijmë që Mitrovicës t’i krijojmë kushte e perspektiv e cila i ka munguar deri tani edhe në aspektin politik dhe sigurisë e mbi të gjitha në aspektin e zhvillimit ekonomik duke marrë për bazë nivelin tepër të lartë të ekziston në këtë qytet”, tha ajo.

Nga Mitrovica Kurti i shoqëruar nga ushtruesja e detyrës së postit të presidentit, Vjosa Osmani u nisën për tubim në qytetin e Istogut.

Back to top button