Kurti flet pas takimit me Lajçak

 
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur pas takimit me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kurti në Twitter ka bërë të ditur se kanë diskutuar për marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor me BE-në si dhe kanë biseduar për takimin e ardhshëm Kosovë-Serbi.
“Ne diskutuam për marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ashtu si edhe për takimet e kaluara dhe ato të ardhshme në kuadër të dialogut. U dakorduam për rëndësinë që ta sjellim perspektivën europiane më afër njerëzve dhe nuk alternativë tjetër për zgjerimin e BE-së pos anëtarësimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kurti.
Takimi Kurti-Lajçak ka ndodhur në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë./21Media

Back to top button