​Faton Abdullahu emërohet zëdhënës i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot e ka emëruar Faton Abdullahun zëdhënës të kësaj partie.
Krasniqi ka thënë se Abdullahu i takon brezit të intelektualëve me traditë të thellë demokratike, i cili ka dhënë kontribut shoqëror e intelektual në disa rrafshe, duke shërbyer si një kritik objektiv e kompetent për zhvillimet socio politike në shoqërinë kosovare.
“Që prej ardhjes së tij në PDK, ai ka dhënë kontribut të çmuar në pikëpamje politike e tematike, ndërsa tani e tutje do jetë zë i PDK-së në qëndrimet tona publike”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media

Back to top button