Kurti ftohet prapë nga Prokuroria, insiston që prokurorët t’i shkojnë në zyrë

Prokuroria Speciale ka përcjellë një ftesë të dytë në adresë të kryeministrit Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit.
Kështu ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Kreyziu ka thënë se kabineti i kryeministrit i është përgjigjur kësaj ftese duke ritheksuar gatishmërinë e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim.
“Prokuroria Speciale ka përcjellur një ftesë të dytë në adresë të kryeministrit Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit. Kabineti i kryeministrit i është përgjigjur kësaj ftese duke ritheksuar gatishmërinë e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim. Për këtë kemi propozuar tre orare të takimit. Një për sot, dhe dy orare tjera për javën tjetër. Presim një përgjigje pozitive meqë sipas praktikës kjo nuk do të ishte hera e parë që një kryeministër intervistohet brenda zyrës së tij, dhe i mirëpresim në kryeministri.”, ka thënë Kryeziu për rtv21.tv.
Kurti ishte ftuar të hënë nga Prokuroria Speciale për tu intervistuar si dëshmitarë, por nuk ishte paraqitur, pasi që ndodhej për vizitë zyrtare jashtë vendit.
Portali rtv21.tv ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Prokuroria Speciale, mirëpo e njëjta ende nuk është përgjigjur./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?