Kurti fton homologun japonez për vizitë në Kosovë

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë nga Viena, Mizutani Akira si dhe të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasaëara Mitsunori.

Sipas komunikatës qeveritare, ambasadori Mizutani ritheksoi përkushtimin e Japonisë ndaj Kosovës dhe gatishmërinë për thellim të marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Kosovës.

Ai vlerësoi se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të shtohet në të gjitha fushat dhe përmendi rëndësinë e emërimit të ambasadorit të Kosovës në Japoni.

Kurti e falënderoi ambasadorin për ndihmën e vazhdueshme të Japonisë dhënë Kosovës si para ashtu dhe pas pavarësisë së vendit.

Ai bëri ftesë për Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë për vizitë në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimin, në takim u bisedua për situatën aktuale në përballje me COVID-19 dhe u vlerësua ndihma e Japonisë e dhënë përmes grantit për adresimin e pandemisë. Palët u pajtuan për rëndësinë dhe hapat konkretë për organizimin e përbashkët të seminarit virtual të biznesit këtë vjeshtë për të tërhequr investitorët japonezë./21Media

Back to top button