Kurti fton investitorët të marrin pjesë në ankandin solar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje investitorëve që të marrin pjesë në ankandin solar.

Përmes një postimi në “Twitter”, Kurti ka shkruar se qeveria e tij garanton proces të drejtë dhe transparent.

“Ftojmë investitorët në ankandin e parë të Kosoves të PV diellore, 100 MW, të cilin e kemi nisur me mbështetjen USAID-it. Qeveria jonë garanton një proces të drejtë dhe transparent, si dhe kritere tërheqëse, përfshirë tokë publike me 15 vjet të garantuara, qira 30-vjeçare dhe lidhje me rrjetin pranë”, ka shkruar Kurti./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button