Kurti: Grenelli si Gelbardi, duhet të zëvendësohet me një tjetër

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se po refuzon takimin virtual të iniciuar nga veprimtarët shqiptarë në SHBA ku do të merrnin pjesë krerët e institucioneve shtetërore dhe të partive politike.

Në këta takim do të diskutohej perspektiva dhe strategjitë e veçanta e të përbashkëta të subjekteve kosovare në lidhje me procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo, Kurti tha se duhej ta refuzonte pasi një takim i tillë do të legjitimonte një proces që sipas tij po zhvillohet tërësisht në mungesë të respektit për qytetarët, institucionet dhe demokracinë e Kosovës.

Kurti deklaroi se problem mbetet presidenti Thaçi, kryeministri Hoti dhe se në Uashington po shkohet pa ndonjë platformë të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Duke folur për Grenellin, Kurti tha se duhet të zëvendësohet sikurse Gelbardi në vitin 1998, ambasador ky që thoshte se UÇK-ja ishte terroriste e që u zëvendësua nga Holbrooke pas kundërshtimit të palës kosovare.

“Sa i përket të dërguarit të posaçëm Grenell, meqenëse ai ka thënë se Kosova duhet ta heqë reciprocitetin me Serbinë, mendoj se duhet të veprojmë me të njësoj siç vepruam me ambasadorin Gelbard kur në 1998 tha se UÇK-ja është terroriste, pra ta kundërshtojmë njëzëri, në mënyrë që ta kuptojë se kjo qasje është e papranueshme për ne. Asokohe kundërshtimi ynë bëri që Gelbard të zëvendësohet nga Holbrooke, pra, ia pamë hajrin kundërshtimit. Edhe sot na duhet që Richard Grenell të zëvendësohet me një Richard Holbrooke të ri”, ka shkruar ndër të tjera Kurti në Facebook.

Para tri ditëve prej ambasadës sonë në ShBA mora njoftimin për një kërkesë, nënshkruar prej 25 veprimtarëve shqiptarë në…

Posted by Albin Kurti on Friday, 21 August 2020

Back to top button