Ministria e Arsimit kërkon 1 mijë mësimdhënës shtesë për vitin e ri shkollor

 

Ministri Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka thënë sot se kjo ministri ka hartuar një plan, i cili parasheh që fillimi i vitit të ri shkollor të nis në tri faza – më datë 1 shtator, 7 shtator dhe grupi tjetër më 10 shtator.

Ai në mbledhjen e Qeverisë tha se plani për fillimin e vitit të ri shkollor është përgaditur duke respektuar masat mbrojtëse kundër Covid-19. Gatishmëria e drejtorive komunale të arsimit, sipas tij, është që nxënësit mësimin më 1 shtator të fillojnë në objektet e shkollave.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të mundësojë angazhimin e 1 mijë mësimdhënëseve me pagesë për vitin e ri shkollor, që pritet të fillojë më 1 shtator.

Likaj, po ashtu kërkoi buxhet shtesë nga Qeveria e Kosovës në mënyrë që përgatitjet për fillimin e mësimit të organizohen në mënyrën e duhur.

Ndërkaq Hoti ka treguar mbështetjen e qeverisë sa i përket buxhetit të nevojshëm.

Institucionet shkollore në Kosovë janë mbyllur nga data 12 mars, pas masave që kishte marrë Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit./21Media

Back to top button