Kurti-Haradinajt: Nuk mund t’ju marrë sinqerisht e seriozisht, Haradinaj e quan Kryeministrin mashtrues

Kryeministri Albin Kurti, sot në debatin parlamentar, që po diskutohet për dialogun me Serbinë, i tha kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj se nuk mund ta marrë seriozisht, për këshillat që i dha lidhur me dialogun.

Ndërsa, Haradinaj i tha Kryeministrit mashtrues.
“Ky njeri që foli tash vërtet është mashtrues profesionist, ju siguroj, edhe bravo i koftë edhe qysh po mundet nër sy me mashtru. Unë e kom sjell një çështje shumë të thjeshtë në Parlament për këtë njeri, që është kryeministër i vendit edhe unë po e pyes këtë njeri, mos t’i mshon mjegull, a don me vazhdu me çue teknikun ton n’Bruksel, pra teknikun ton në dialog teknik,a don me vazhdu me çu hala me këtë qasje kur e çon teknikun ton përditë n’Bruksel apo don me marrë mbështetjen e Parlamentit, që lej këto marrëveshjet teknike e dialogun teknik të teknikëve edhe hyn n’temë, të njeh ose s’te njeh”, tha Haradinaj ndër të tjera./21Media
Back to top button