Kurti i kërkon diasporës që në zgjedhjet evorpiane të votojnë për partitë socialdemokrate

Në prag të zgjedhjeve evropiane, kryeministri i Kosovës ka kërkuar nga diaspora shqiptare në Evropë që të votojnë për partitë socialdemokrate.
Ai ka thënë se këto parti e mbrojnë Evropën nga kërcënimi serioz i të djathtës ekstreme.
“Me afrimin e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, u bëj thirrje të gjithë anëtarëve të diasporës sonë që të ushtrojnë të drejtën e votës. Çdo votë e vetme llogaritet në mbështetjen e politikanëve dhe partive – të tilla si socialdemokratët – që me të vërtetë mbrojnë demokracinë dhe Evropën kundër kërcënimit serioz të së djathtës ekstreme”, ka shkruar Kurti në “X”.
Zgjedhjet Evropiane do të mbahen më 9 qershor./21Media