Kurti i përgjigjet Thaçit 

As sonte nuk takohen Kurti me Thaçin

Lideri Vetëvendosjes, Albin Kurti ka refuzuar edhe ftesën e dytë të presidentit Hashim Thaçi për caktimin e mandatarit takim ky i thirrur të mbahet sonte nga ora 20:00.

Kurti në pergejgien e tij ka thënë se as sonte nuk mund të takoheshin. “Sot isha jashtë vendit nuk mund të vij as sonte”, ka shkruar Kurti duke shtuar se do të takohen në ditët në vijmë.

Sipas Kurtit, ftesat e Thaçit fillimisht janë publikuar në portale e pastaj kanë mbrritur në zyrën e tij.

Deri në takimin e ardhshëm Kurti thotë se do t’i shqyrtoj nenet e përmendura në letrën e presidentit Thaçi.

Kjo ishte ftesa e dytë që pranoi Kurti nga i pari i shtetit. Thaçi sot e kishte ftuar Kurtin për takim që ishte paraparë të mbahej në orën 13:30, në lidhje me mandatarin për formimin e qeverisë së re. Por, takimi i tyre nuk u zhvillua për shkak se lideri i VV-së nuk ndodhej në Prishtinë.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës me zgjedhjen e Glauk Konjufcës kryetar dhe nënkryetarëve Arbërie Nagavci, Kujtim Shala dhe Memli Krasniqi, i ka hapur rrugë formimit të Qeverisë. Pas caktimit, mandatari ka në dispozicion 15 ditë që t’ia ofrojë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeverisës. Në rast se herën e parë dështon, Presidenti bazuar në Kushtetutë ka të drejtë që të mandatojë një kandidat tjetër për mandatar. Nëse edhe i dyti dështon që të marrë votat e nevojshme në Kuvend vendi shkon në zgjedhje të parakohshme./21Media

Back to top button