Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti i përmend investimet në infrastrukturë: Me Shqipërinë po lidhemi edhe më shumë përmes hekurudhës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmendur punën e bërë dhe që po bëhet në investimet infrastrukturore të vendit.

Në Facebook, Kurti ka theksuar se me Shqipërinë, Kosova është duke u lidhur më shumë përmes projektit të hekurudhës Prishtinë-Durrës.

“Tetova do të jetë edhe më afër falë rrugës së re Prizren-Tetovë, që do të kalojë mes për mes malit të Vërtopit. Ndërsa banorët e Rozhajës dhe Plavës, do të mund të udhëtojnë më lehtë në drejtim të Pejës dhe Deçanit me projektet rrugore që e ndërlidhin Kosovën me Malin e Zi. Për të tri këto projekte infrastrukturore, tashmë kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qeveritë e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi dhe hapat e parë drejt realizimit të tyre kanë marrë kahje e duhur”, ka shkruar Kurti.

Kurti, pos lidhjes me rajonin, ka përmendur edhe rajonet që kanë nevojë në Kosovës ndërlidhje nëpërmjet autostradave.

Kurti ndër tjera theksoi se krahas rrugëve, po investojnë mbi 200 milionë euro për rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10, që do të mundësojë operimin e trenave me shpejtësi deri në 100km/orë në shumicën e seksioneve të linjës. Për krahasim, treni më i shpejtë aktualisht në operim në të njëjtën linjë është rreth 60km/orë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button