Kurti i pikëlluar për tornadon në Iowa të SHBA-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i pikëlluar nga lajmi për tornadon shkatërruese që goditi të dielën Iowan e SHBA-së.
Kurti shprehu ngushëllime familjeve të viktimave, derisa falënderoi autoritetet për reagimin.

“I pikëlluar kur dëgjova lajmin e tornados shkatërruese që ka goditur miqtë tanë në Iowa. Mirënjohës për veprimet e reaguesve të parë dhe ngushëllime për familjet që humbën të dashurit e tyre”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Back to top button