Sting me performancë të mahnitshme në mbështetje të Ukrainës

Artisti angley i njohur si Sting ka bërë një performancë të mahnitshme të këngës së tij të vitit 1985 ‘Russians’ në mbështetje të Ukrainës.
Fillimisht e kënduar në periudhën e Luftës së Ftohtë, kënga shprehte një shpresë se SHBA dhe Bashkimi Sovjetik do të gjenin një lloj marrëveshje të përbashkët përpara se të ”shkatërronin” botën përmes luftës bërthamore.
Tani, me konfliktin e vazhdueshëm midis Rusisë dhe Ukrainës, kënga, fatkeqësisht, ka gjetur përsëri rëndësi dhe Sting ka postuar një video të tij duke e realizuar atë në përkrahje të Ukrainës.
“Unë e kam kënduar rrallë këtë këngë, sepse kurrë nuk e kam menduar se do të ishte përsëri aktuale”, ka shkruar Sting në Instagram./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by STING (@theofficialsting)

Back to top button