Kurti i reagon Vuçiqit për ofendimet që ia bëri

Kryeministri i Kosovës Albi Kurti i është kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq pasi e quajti “llum terrorist”.
Kurti tha se nuk mund të ia mësoj edukatën Vuçiqit.
“Unë mund të flas për qëndrimet dhe idetë, mund të flas për pajtimet dhe mos pajtimet e ndërsjella, por nuk mund të flas për nivelin e edukatës të kreut shtetëror të fqinjit tonë verior. Ndërkaq, të drejtat e pakicave në Kosovë janë të rregulluara me kapitull të veçantë në Kushtetutën e Kosovës në gjithsej 6 nene…besoj që ata të cilët janë të pakënaqur me Kushtetutën e Kosovës duhet të kenë barrën e provës dhe argumentimit që të tregojnë se çka nuk është në rregull dhe çka nuk mjafton. Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe unë nuk kam përgjigje të re, por natyrisht që në kapitullin e 4 të korinizës së përgjithshme të marrëveshjes që e kam prezantuar me datën 18 gusht në Burksel unë edhe aty kam thënë se do të ketë konsideratë për të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe implementimin e tyre, por nuk mund të jetë ky kapitulli i parë dhe nuk mund të jetë nga 33 marrëveshje vetëm njëra më e rëndësishme më kryesorja dhe prioritarja. Të drejtat e pakicave ne duam dhe duhet t’i respektojmë, por e riktheksoj ata të cilët duan diçka ndryshe prej asaj që ka paraparë Kushtetuta të tregojnë se si na qenka gabim Kushtetuta e Kosovës”, theksoi ai.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e quajti Kurtin “llum terrorist”, pas emërimit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresive Nenad Rashiq, në postin e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës si dhe Rada Trajkoviqin këshilltare të tij./21Media

Back to top button