Kurti i shkruan Trumpit e Pompeos, sqaron veprimet rreth taksës

“Qeveria e përkushtuar në zgjidhjen e çështjeve të mbetura me Serbinë”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si dhe Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo. Në letrën dërguar presidentit Trump, Kurti shkruan se qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të mbetura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kurti ftoi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për krijimin e mekanizmave monitorues dhe sanksionues, për të siguruar që dy palët t’i përmbahen zotimeve të bëra gjatë marrëveshjeve të tanishme si dhe atyre në të ardhmen./21Media

Back to top button