Takim mes dy presidentëve

Takim mes dy presidentëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po takohen aktualisht në Shtëpinë e Bardhë, me ndërmjetësimin e të dërguarit special të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Takimin e kanë konfirmuar burime të RTV21.

Tani për tani nuk është e qartë se në çfarë formati po takohen ata, por më herët ishte paralajmëruar që presidenti serb do të pritej nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien.

Të dy presidentët ndodhen në Shtetet e Bashkuara në vizita të ndara, gjatë të cilave zyrtarët amerikanë kanë kërkuar që të dyja palët të ndërmarrin veprime që sigurojnë rifillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre./21Media