Kurti i thërret liderët opozitarë, Haradinaj i thotë “po”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar në takim liderët opozitarë.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i është përgjigjur pozitivisht Kurtit. Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i AAK-së, Lulezim Blaka.
“Haradinaj merr pjesë të premten në takim”, ka thënë ai për rtv21.tv.
Ky takim është paraparë të mbahet të premten./21Media