Kurti i ulë pagën vetës dhe kabinetit qeveritar

Janë shfuqizuar vendimet për emërimet e koordinatorëve nacional.-Haradinaj: U vendos standard i rrezikshëm dhe jodemokratik i mosrespektimit të GJK.-Bajrami: Të ndahen 297 mijë euro për Pejën dhe 136 mijë euro për Istogun

Kryeministri Albin Kurti shfuqizoi sot disa nga vendimet që ishin marr nga paraardhësit e tij Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa. Kabineti qeveritar ka shfuqizuar vendimin e qeverisë Haradinaj për rritje të pagave për vete. Ky vendim nuk ka efekt në uljen e pagave në sistemin e drejtësisë. Kabineti qeveritar mori vendim që propozimi për zgjatjen e ndarjeve buxhetore t’i dërgohet Kuvendit për miratim. Po ashtu, në mbledhjen e sotme të qeverisë u shtrua nevoja që Kosova mos të aplikojë edhe këtë vit për anëtarësim në Interpol.(Teksti- Donika OSMANI, kamera- Kushtrim RRMIKU)./21Media

Back to top button