Chollet- Kurtit: Është koha për të diskutuar për Asociacionin

Këshilltari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet  tregoi detaje të bisedës telefonike që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në prag të takimit të 27 shkurtit me presidentin serb, Aleksander Vuciq.
Chollet tha se me Kurtin ndau qëndrimin amerikan se është koha për të diskutuar rreth Asociacionit.
“Unë ndava qëndrimin amerikan se tani është koha për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar tashmë përmes procesit të Dialogut, duke përfshirë përparimin drejt themelimit të Asociacionit”, ka shkruar Chollet.


07: 47-Kurti ia konfirmon SHBA-së mbështetjen për propozimin e Bashkimit Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin e Lartë të DASh, Derek Chollet, dy ditë para takimit me Vuçiqin në Bruksel.
Këtë bisedë Kurti e cilëson si mundësi që t’ia rikonfirmojë ShBA-së se e pranon si bazë të mirë propozimin evropian.
Në një postim në Twitter, Kurti është deklaruar pas kësaj bisede.

“E konfirmova mbështetjen time për propozimin e BE-së si bazë e mirë për bisedime të mëtutjeshme drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi. Normalizimi i plotë kërkon njohje reciproke në qendër të marrëveshjes si dhe respektimin e të drejtave të minoriteteve, në të dyja shtetet”, njoftoi Kurti në Twitter.

/div>

Kujtojmë se, takimi radhës i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq është paralajmëruar të mbahet me 27 shkurt në Bruksel. Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të Zyrës për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak fillimisht do të zhvillojnë takime të ndara me Kurtin e Vuçiqin. Këto takime do të fillojnë në orën 15:00./21Media
Back to top button