Fundjava me shi dhe rënie të temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sipas institutit, të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por me vranësira më të theksuara.
“Gjatë pjesës së dytë të ditës, kryesisht gjatë natës, parashihen riga shiu të cilat intensitetin do ta rritin të dielën. Rigat e shiut në orët e vona të ditës së diele, parashihen të shndërrohen në reshje bore, kryesisht në formë sqote.”, është bërë e ditur në njoftim.
Sipas parashikimeve, të dielën përveç ndryshimit të parametrave meteorologjik parashihet edhe rënie të dukshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, po ashtu edhe vlerat e presionit atmosferik do të kalojnë nën vlerat standarde.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9m/s”, ka bërë të ditur IHMK.

Back to top button