Kurti inspektoi punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmë pas mesnate ka inspektuar punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë, pasi la seancën e Kuvendit të Kosovës në të cilën pati rrahje mes deputetëve të PDK-së dhe kabinetit qeveritar.

Kreu i ekzekutivit ka shpërndarë një video në Facebook, ku ka shkruar se janë duke vazhduar punimet me intensitet të lartë.

“Po vazhdojnë punimet me intensitet të lartë në rrugën Prishtinë – Podujevë. Sonte jemi në terren, për të parë nga afër punën që po bëhet edhe në orët e vona të natës e pas mesnatës. I falemnderoj punëtorët e inxhinerët që nuk po ndalen ditë e natë për ta përfunduar këtë rrugë në afat! Qeveria për Komunat”, ka shkruar ai.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button