Albin Kurti e konfirmon: U takova sot me Mustafën

Kurti: Besoj se me vullnet të mirë do të shikojmë interesin e ndërsjelltë

Lëvizja “Vetëvendosje” dhe LDK-ja , edhe zyrtarisht kanë nisur takimet e tyre për përafrimin e qëndrimeve për një koalicion të mundshëm. Lajmin e ka konfirmuar vet Albin Kurti.

Kandidati për kryeministër Albin Kurti, e ka konfirmuar sot se është takuar me kryeministrin në detyrë dhe liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Kurti nuk ka treguar se për cka është biseduar, por ka lënë të kuptohet se takime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen.

“Jemi takuar sot më Isa Mustafën dhe nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri. Unë kam qenë me Visar Ymerin. Takimi i parë është i vlefshëm, meqenëse është i parë. Mirëpo në takimet tjera, do të diskutohet edhe kjo cështja e Demarkacionit dhe mënyra si do ta zgjidhim së bashku. Po ashtu do të flasim me zotëri Mustafën se për takimin që ka pasur zotëri Mustafa me homologun e tij nga Mali i Zi.

Nuk do të paragjykoj si do të dal rezultati, mirëpo besoj se me vullnet të mirë do të shikojmë interesin e ndërsjelltë dhe hulumtimi që do të bëhet Brenda në Kosovë, së bashku me bisedimet me Malin e Zi do të na sjellë rezultatin e dëshiruar”, ka thënë Kurti.

 

 

Back to top button