Mattis dënon provokimin e Koresë Veriore

Koreja e Veriut testoi një raketë balistike ndërkontinentale

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis dënoi testin raketor të zhvilluar nga Koreja e Veriut, duke e cilësuar si provokim dhe ka insistuar mbi faktin se SHBA-të duhet të kërkojnë një zgjidhje diplomatike.

“Ne po përballemi aktualisht me këtë përshkallëzim të fuqishëm, këtë provokim, këtë shkelje ndaj rezolutave të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Mattis, duke bërë të ditur se SHBA do të qëndroj në përpjekje diplomatike, duke përfshirë aleatë dhe vende partnere.

Ndeyshe, Koreja e Veriut zhvilloi të martën me sukses për herë të parë një test me një raketë balistike ndërkontinentale që mund të arrijë të godasë Alaskë dhe që sipas Phenianit mund të mbajë një mbushje bërthamore./21Media

Back to top button