Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti jep detaje rreth takimit me kancelarin Kurz

 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë Samitit të Vjenës për Ballkanin Perëndimor ka takuar edhe kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.
Përmes një statusi në Facebook, kryeministri Kurti ka thënë se kancelarin Kurz e ka falënderuar për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme të Austrisë për vendin tonë, qysh prej pranimit të studentëve dhe diplomave në vitet e ‘90-ta deri te mbështetja në menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Ndërsa thotë se kanë biseduar edhe për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy vendeve, raportet në rajon dhe integrimet evropiane.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button