Kurti: Ka njohje de facto, Serbia po i ik nënshkrimit të marrëveshjes
(Lajm i përditësuar)
Kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti në një deklarim për media pas takimit në Ohër tha se Serbia po i ik nënshkrimit të marrëveshjes.
“Pala serbe po i ikë nënshkrimit të marrëevshjes tash edhe me aneks. I takon BE që ta gjej mekanizimin që ta bëj statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme. Sa për aneksin e zbatimit, ai do të publikohet në web faqen e BE. Aty do ta lexoni e do ta kuptoni se çka ka e çka nuk ka”.
Ai tha se ka pasur pajtim publik mes palëve.
“Kjo është njohje de-facto në mes Kosovës e Serbisë. Sot mund të themi që e kemi edhe aneksin e zbatimit përcjellës”, deklaroi Kurti.
Escobar e quan moment vizionar arritjen e marrëveshjes
I dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar përshëndeti arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për aneksin e zbatimit të planit evropian.
Ai e cilësoi këtë si një marrëveshje të vështirë, por sipas tij e domosdoshme për të gjetur marrëdhënieve paqësore dhe afatgjate.
- “Kjo marrëveshje jo vetëm që hap derën për integrim evropian por edhe për paqen rajonale. Ishte moment vizionar. Do të bëjmë gjithçka që kjo marrëveshje të zbatohet”, tha ai.
Borrell: Kemi marrëveshje
Përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për implementimin e aneksit të marrëveshjes dhe për normalizimin e marrëdhënieve.
“Jam i lumtur që të ju lajmëroj që kemi marrëveshje se si duhet të implementohet kjo marrëveshje”, tha ai.
Borrell foli edhe për nenin 7 të marrëveshjes.
” Kemi biseduar për të implementuar nenin e 7 të marrëveshjes Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë dialogun që më mbështetjen e BE-së të fillojë implementimin e marrëveshjes për vetëmenaxhim të komunave serbe në Kosovë.”, tha Borrell.
Ai tha se palët janë pajtuar poashtu për të miratuar deklaratën mbi personat e pagjetur
“Palët janë pajtuar poashtu për të miratuar deklaratën mbi personat e pagjetur, të negociuar ne dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si çështje urgjente. Më duhet ta them se fillimisht kemi propozuar një aneks më ambicioz, më të detajuar, fatkeqësisht palët nuk kanë arritur një pajtim mbi atë version më të hollësishëm”., deklaroi Borrell.
Takimi në Ohër, “palët janë pajtuar por s’ka nënshkrime”
Sipas informacioneve të fundit të RTV21 në Ohër, palët janë pajtuar, por që asgjë nuk është firmosur në letër.
Përfundon takimi Kurti-Vuçiq, pas pak në konferencë del Borrell
Pas më shumë se dhjetë orë bisedime në Ohër, ka përfunduar takimi trepalësh ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak.
Diskutimet u fokusuan për planin e zbatimit të propozimit evropian, për përmbajtjen e këtij të fundit, palët u dakorduan më 27 shkurt në Bruksel.
Siç raporton RTV21 nga vendi i ngjarjes, Borrell pas pak pritet të dalë në konferencë për media.
Sërish pauzë në Ohër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të dytën herë kanë ndërprerë përkohësisht bisedimet, për t’i rikthyer sërish pas një pauze.
Janë bërë rreth dhjetë orë që kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë nisur në Ohër takimet ndaras dhe trepalëshe me përfaqësuesin e lartë te Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Diskutimet po vazhdojnë për planin e zbatimit të propozimit evropian, për përmbajtjen e këtij të fundit, palët u dakorduan më 27 shkurt në Bruksel.
Pas takimeve ndaras me përfaqësuesit e BE-së, Kurti dhe Vuçiq filluan takimin rreth orës 15:00 me një pauzë rreth një orëshe dhe ende diskutimet po vazhdojnë.
Pas takimit trepalësh është paralajmëruar një konferencë për medie e ndërmjetësuesit të dialogut, Josep Borrell.
Derisa pritet të deklarohen edhe kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq.
Kurti e Vuçiqi vazhdojnë bisedimet
Ndonëse, fillimisht u raportua për përfundim të takimit trepalësh në Ohër, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, pas një pauze, takimi do të vazhdojë.
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell paraprakisht zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Bashkë me Borrellin, në Ohër është edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Përfundoi takimi trepalësh në Ohër
Përfundoi takimi trepalësh në Ohër, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell paraprakisht zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Bashkë me Borrellin, në Ohër është edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në agjendë të takimeve ishte diskutimi për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.
Nis takimi trepalësh në Ohër
Ka nisur takimi trepalësh në Ohër, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell paraprakisht ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Bashkë me Borrellin, në Ohër është edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në agjendë të takimeve është diskutimi për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.
BE: Takimi Kurti-Vuçiq mund të përfundojë në mbrëmje
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano nuk ka dhënë detaje për takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që po mbahet sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut .
Në një konferencë për medie, ai tha se takimi Kurti-Vuçiq ndoshta mund të përfundojë pasdite ose në mbrëmje.
Ai tha se pas takimit, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell do të deklarohet.
Pas pak takimi trepalësh në Ohër
Pas pak fillon takimi trepalësh në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me përfaqësuesi e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Përfundojnë takimet e veçanta në Ohër, pritet të nisë takimi trepalësh
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka përfunduar takimet e veçanta me kryeministrin Albin Kurti si dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Në radhë është tashmë takimi trepalësh ndërmjet liderëve të Kosovës e Serbisë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.
Bashkë me Borrell është edhe i deleguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Shtetet më të rëndësishme perëndimore i kanë kërkuar të dy palëve që të arrijnë dakordësinë për planin evropian, madje për këtë kanë premtuar benefite politike e ekonomike për të dy palët.