Kurti: Kapërceni paragjykimet për vaksinat, vaksinohuni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe një herë ka bërë thirrje te qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19.
Ai ka thënë se sot u tejkalua administrimi i 1.6 milionë vaksinave, 64 përqind janë vaksinuar me një dozë dhe me dy doza mbi 56 përqind.

“Ata që kanë ende dyshime, ju bëj apel që për hir të shëndetit personal, të familjes dhe shoqërisë, t’i kapërcejnë paragjykimet për vaksinat”, ka thënë Kurti në një video të publikuar në Facebook.
Apel Kurti u ka bërë prindërve dhe mësimdhënësve që t’i inkurajojnë sidomos të rinjve të vaksinohen.
Kryeminstri ka thënë se gjendja pandemike në Kosovë është më e mira në rajon dhe Evropë. Kryeministri ka njoftuar se ka vizituar Ministrinë e Shëndetësisë./21Media

 
Back to top button