Kurti: Kemi nevojë për NATO deri atëherë kur Kosova të jetë në NATO
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës së përbashkët me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz në Prishtinë, tha se Kosova ka nevojë për NATO deri atëherë kur Kosova të jetë në NATO.
“Pra nuk bënë të krijohet kurrëfarë vakumi i paqes dhe sigurisë”, tha Kurti.
Kryeministri Kurti gjatë konferencës bëri të ditur se më 22 qershor Bundestagu gjerman do të votojë për vazhdimin e mandatit të pjestarëve të ushtrisë gjermane në forcën mbrojtëse të KFOR-it, ai tha se do ta mirëpresim votimin pro vazhdimit të mandatit duke pasur parasyshë rëndësinë e pranisë së NATO-s në Kosovës dhe trupave gjermane në KFOR./21Media