Kosova sivjet pritet të aplikojë për anëtarësim në BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se sivjet Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE.
“Ne kemi aplikuar tashmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, sivjet planifikojmë po ashtu që të aplikojmë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kërkojmë mbështetjen e të gjithëve për këtë”, tha Kurti në konferencën për media me Kancelarin Olaf Schloz.
Duke dënuar agresionin rus në Ukarinë Ai u shpreh pro anëtarësimit edhe të Ukrainës në BE./21Media