Kurti kërkon nga kryetarët e komunave që të rrisin shërbimet ndaj qytetarëve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka kërkuar kryetarëve të komunave që të rrisin shërbimet ndaj qytetarëve.
Kurti këto kërkesa i adresoi gjatë takimit që pati me kryetarët e komunave
“Për nivelin komunal ka një rritje të buxhetit prej 100 milionë eurove krahasuar me vitin paraprak. Kjo duhet të reflektojë edhe në rritjen e shërbimeve komunale karshi qytetarëve tanë, mirëqenies, shëndetësisë, sportit, rinisë e kulturës dhe zhvillimit socio-ekonomik”., tha i pari i qeverisë.
Ai po ashtu tha se në takime të tilla është i interesuar të ketë në agjendë çështje që prekin mirëqenien e qytetarëve, por pranoi se ka sfida.
“Me buxhetin duhet të lehtësojmë jetën dhe mirëqenien e qytetarëve e për këtë duhet të punojmë bashkërisht. Si kryeministër i Kosovës jam i gatshëm dhe i hapur të jem afër jush me bashkëpunëtorët e mi por edhe me gjithë kabinetin qeveritarë për tu angazhuar për progresin ekonomik, social të Republikës”, u shpreh Kurti.
Ndërsa kryeministri pati edhe një kërkesë për qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe transparent me shpenzimin e buxhetit komunal.
“Duhet fokusuar që shpenzimi i këtij buxheti të jetë i hapur, transparent dhe llogaridhënës ndaj qytetarit. Bashkë me ministrat kemi prezantuar buxhetin. Do të kemi rast të diskutojmë gjatë takimit, por edhe ju si komuna duhet ta shihni mundësinë se si mund të ndihmoni më tej në planin afatgjatë”, tha Kurti./21Media

Back to top button