Kurti kërkon të trajtohet si gjë normale shkuarja e kryetarëve të komunave në zyrat e tyre

Zyra e kryeministrit, Albin Kurti ka dhënë detaje lidhur me takimin e tij me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Sipas njoftijmit, në takim u diskutua për procesin e pas-zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, përfshirë këtu betimin dhe ditën e parë në punë të kryetarëve të zgjedhur.

Bëhet e ditur se kryeministri theksoi rëndësinë e respektimit të rezultateve të zgjedhjeve demokratike, duke shtuar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarë duhet të trajtohen si gjë normale.​/21Media

Back to top button