Kurti: Kosova është në top vendet për digjitalizim dhe krahasohet me Zvicrën dhe Luksemburgun

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova krahasohet me Zvicrën dhe Luksemburgun sa i përket transformimit digjital.

Kurti gjatë prezantimit të Strategjisë së Kosovës për Qeverisje Elektronike 2023-2027, se Strategjia e E-qeverisjes e vendos vizionin e tyre për një administratë të digjitalizuar dhe transprente.

Ai tha se objektivat të përcaktuar në strategji ndihmojnë në arritjen e vizionit të transformimit digjital në administratën publike të Kosovës.

“Strategjia e E-qeverisjes e vendos vizionin tonë për një administratë të digjitalizuar dhe me efekt e transparente. Ndikon në rritjen e vazhdueshme të ekonomisë së vendit. Një nga këto parimet janë vendosja e qytetarit në qendër të eliminojnë burokracinë dhe të kursejnë kohën. Një parim tjetër është gjithpërfshirja. Kosova është në top vendet për digjitalizim dhe krahasohet me Zvicrën dhe Luksemburgun”, tha Kurti./21Media

Back to top button